MENU
klinika

Ngjarja në Roland Garros

Trukoi ndeshje, policia e arreston me forcë tenisten

04.06.2021 - 16:59

E pabesueshmja ka ndodhur në grand slam të Roland Garros. Tenistja 26-vjeçare ruse Yana Sizikova, ka përfunduar në pranga sapo ka dalë nga dhoma e masazhit, pak minuta pasi kishte humbur një ndeshje të lojës dyshe.

Ajo ishte ende në mjediset e stadiumit kur u ndal nga policia dhe shoqërua në polici. Sizikova është akuzuar se ka trukuar ndeshje, ndërkohë që hetimi i nisur nga policia pariziene kishin nisur që në tetor të vitit të kaluar.

Ajo u ndal nga policia pas lojës dyshe me patrioten e saj Ekaterina Alexandrova ndaj australianeve Ajla Tomljanovic e Storm Sanders, fituar nga këto të fundit 2-0 (6-1, 6-1). Sipsa “Le Parisien”, rojavt private të sigurisë turneut u përpoqwn të ndalojnë arrestimin në publik dhe tenistja më pas është shoqëruar në dhomat e sigurisë së turneut nga policia.

Mësohet se Yana Sizikova ka bashkëpunuar me banda kriminale në trukimin e disa ndeshjeve dhe akuzohet për korrupsion aktiv e pasiv. Dyshimet kanë lindur pas grand slam të Roland Garros të vitit të kaluar, luajtur në vjeshtë për shkak të pandemisë. Ndeshja e turit të parë të lojës dyshe të një viti më parë (në çift me amerikanen Brengle, jo e dyshuar), humbur 2-0 ndaj rumuneve Mitu-Tig, ka regjistruar shuma të mëdha parash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN