MENU
klinika

Dy pistat e hetimit për vdekjen e tij

U gjet i pajetë në rezervuar, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura!

14.06.2021 - 09:58

Report Tv mëson detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj në ujërat e Rezervuarit të Gjançit në Korçë.

Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

Sipas burimeve viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë në sipërfaqe të rezervuarit të Gjancit.

Në bazë të informacioneve ai njihet si person problematik nga policia e Fierit dhe Lushnjës, si dhe përdorues i lëndëve narkotike.