MENU
klinika

Virtuoz, romantik, poet... kompozitor!

UNESCO rrëmben katër partitura të Shopenit

03.06.2021 - 18:22

        Është cilësuar si poeti i muzikës. Romantiku i kompozimit, Frederik Shopen (Frederic Chopin) mbetet një ndër polakët më të shquar, ndërsa krijimtaria e tij artistike, testamenti më i çmuar i kohës për sa i përket teknikës dhe karakterit krijues.

Së fundmi, katër prej partiturave të kompozitorit, nga koleksioni i bibliotekës polake ”Jagiellonian”, do të përfshihen në listën kombëtare të programit “Kujtesa e botës” në UNESCO, bëhet me dije nga ana e bibliotekës.

“Partiturat formojnë një bazë editoriale dhe një material të vlefshëm kërkimor. Ato dokumentojnë veprimtarinë muzikore të Frederic Chopin-it, kompozitorit më të madh polak dhe një prej kompozitorëve më të rëndësishëm në historinë e muzikës”, – vlerësohet nga autoritetet.

Komiteti polak për në UNESCO, udhëhequr nga drejtori i Arkivave të Shtetit, Pawel Pietrzyk, ku zënë vend përfaqësuesit e bibliotekave më të mëdha polake, arkivave dhe qarqeve akademike, çdo vit zgjedh elementet për listën polake të këtij programi.

Elementet e një rëndësie themelore për historinë, kulturën dhe identitetin kombëtar nga arkivat, bibliotekat dhe muzetë në Poloni, që do t’i shtohen listës, do të shpallen zyrtarisht më 10 qershor, në pallatin ”Belweder” në Varshavë.

Frederik Shopen, u lind më 1 mars 1810 dhe u nda nga jeta, më 17 tetor 1849.

Virtuoz i pianos së epokës romantike, ai shkoi kryesisht për piano solo. Është i famshëm në mbarë botën, si një muzikant kryesor i kohës së tij. Dy dekadat e para të jetës, Frederik Shopeni i kaloi në Poloni, me prindrit, babain francez dhe nënë polake, që i dha Shopenit të vogël, mësimet e para në piano.

Jo më shumë se 8-vjeçar, ai duartrokitej si fëmija çudibërës. Në Varshavë, frekuentoi liceun e më pas edhe konservatorin, ku djaloshi shumë i talentuar gjeti mësuesin e tij më të rëndësishëm, Xhozef Elsneri (Joseph Elsner, 1769-1854).

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Shopeni udhëton për herë të parë, për në Berlin. Një vit më vonë (1829), udhëton për në Vjenë, Pragë dhe Drezden. Ishte viti 1831, kur vendosi të udhëtonte për në Paris. Në udhëtim e sipër, mësoi lajmin për pushtimin e Varshavës nga rusët dhe prej asaj kohe, nuk u kthye kurrë në vendlindje. Parisi u bë kështu, vendlindja e tij krijuese dhe promovuese.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit