MENU
klinika

Shifrat, në rritje

UNHCR: Tre milionë, lanë shtëpitë… edhe në pandemi

18.06.2021 - 16:01

       Lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dëbuan gati tre milionë njerëz nga shtëpitë, vitin e kaluar, përkundër pandemisë covid-19, – sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara – UNHCR.

Në raportin e saj vjetor “Trendet Globale” thuhet se, totali i njerëzve të zhvendosur ka arritur në 82.4 milionë – dyfishi i shifrës së një dekade më parë.

Gati 70 për qind e të prekurve janë nga vetëm pesë vende: Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari, – thuhet në raport.

Shefi për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, i cili paraqiti raportin, tha se “82.4 milionë është shifra më e lartë” prejse kanë filluar numërimet e besueshme.

Turqia, fqinje e Sirisë, ka pranuar më së shumti refugjatë në numra absolutë: 3.7 milionë.

UNHCR, me bazë në Gjenevë, tha se 99 nga më shumë se 160 vende që i kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë, nuk kanë bërë përjashtime për njerëzit, që kanë kërkuar mbrojtje si refugjatë ose azilkërkues.

Po ashtu, se është zhvendosur 1 për qind e njerëzimit dhe se, ka dy herë më shumë njerëz të zhvendosur me forcë, krahasuar kjo me një dekadë më parë.

Më shumë se 40 për qind e tyre, janë të moshës nën 18 vjeç, ndërsa kanë lindur gati një milion foshnje si refugjatë, në periudhën 2018-2020, – raporton po ashtu, UNHCR.

/REL