MENU
klinika

Fanellat e Euro 2020

Uniforma e re e kombëtares ukrainase tërbon rusët

07.06.2021 - 22:21

Një tjetër debat i ashpër ka nisur me Ukrainës dhe Rusisë. Objekt I acarimit të marrëdhënieve është bërë uniforma e re e përfaqësueses së Ukrainës për Euro 2020, e cila në qendër të saj ka të vizatuar hartën duke përfshirë edhe gadishullin të Krimeas.

Një territor që Rusia pretendon se është e saja. Federata e Futbollit të Ukrainës me një dizajn ti ri me një slogan “Lavidi Ukrainës”. Pjesa e përparme e bluzës së verdhë tregon kufinjtë e Ukrainës me të bardha, duke përfshirë Krimenë.

Një parullë në anën e pasme shkruan “Lavdi Ukrainës!” – një brohoritje patriotike e përdorur në tubim nga protestuesit që dëbuan një president pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në 2014.

Ndërsa një parullë tjetër – “Lavdi heronjve!” – është qepur në pjesën e brendshme të jakës së bluzë. Të dyja këto parulla përdoren si përshëndetje zyrtare ushtarake në Ukrainë.

Ka ardhur reagimi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se ekipi kombëtar i Ukrainës “bashkoi territorin e Ukrainës me Krimenë Ruse në fanellat e saj të reja. Kjo lëvizje nga ana e tyre  krijon “një iluzion të së pamundurës”.