MENU
klinika

U arrestua për korrupsion

Vendimi/ KLP pezullon nga detyra prokurorin Sali Hasa

22.06.2021 - 11:37

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pezulluar nga detyra prokurorin Sali Hasa i cili u arrestua ditën e shtunë për korrupsion dhe grup kriminal.

Anëtarët e KLP kanë votuar unanimisht pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

VENDIMI I KLP

“Bazuar në nenet 148/d pika 4, germa “a”, 149 pika 1, 149/a, pika 1, germa “b”, të Kushtetutës; në nenet 151 pika 1, germa “a”, 155 dhe 156 pika 1, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; në nenet 189, pika 1, germa “a”, 164, pika 8 dhe 190, pikat 1 dhe 2, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar; nenet 4, 46 të Rregullores “Mbi funksionimin e komisionit disiplinor në zhvillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve”, miratuar me vendimin nr. 260 datë 17.11.2020, si dhe në shkresën e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nr. 1368 prot datë 22.06.2021, nëpërmjet të cilës njoftohen vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,nr 40 datë 17.06.2021 dhe nr 44 datë 21,06,2021, respektivisht për caktim dhe vazhdim e masës së sigurimit personal “arrest me burg” me propozim të Komisionit Disiplinor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me votë unanime, pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest në burg”, dhënë me vendimin nr .40, datë 17.06.2021 dhe nr.44, datë 21.06.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim“.

ARRESTIMI

Prokurori Hasa, sëbashku me gjashtë persona të tjerë, mes tyre dhe zyrtari i klubit të futbollit Përmeti, Bledar Hajredini si dhe një oficer i policisë gjyqësore, Napoleon Hodaj u arrestuan ditën e shtunë nën akuzën e korrupsionit.

Në pranga gjithashtu u vendos dhe Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit. Arbitri Ruçi dhe Bledar Hajredini akuzohen për veprën penale ‘Paracaktim i rezultateve në garat sportive’.

sal hasa arrestim prokuror- 2021-06-19T122241.083

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” etj, parashikuar nga nene 245/1, 319/ç, 28/4, 283/a, 333/a, 334 etj, të Kodit Penal.

Hetimi i këtij procedimi penal u bë i mundur falë bashkëpunimit shumë efektiv me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal. Gjithashtu, nga hetimet u evidentuan të dhëna edhe në lidhje me një vepër penale tjetër siç është ajo e e “Paracaktim i rezultateve në garat sportive”, parashikuar nga neni 197/a/2 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.40 datë 17.06.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

● Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
● Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
● Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
● Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.
● Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.
● Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN