MENU
klinika

Çështjen e çon në gjykatë. Çfarë kërkon?

Voltana Ademi nuk e njeh Pjerin Ndreun si Kreun e Shoqatës së Bashkive

16.06.2021 - 13:10

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi vazhdon të mos e njohë Pjerin Ndreun si kreun e Shoqatës së Bashkive. Për këtë, ajo i është drejtuar edhe gjykatës.

Mësohet se Kryebashkiakja Ademi kërkon që vendimi për zgjedhjen e Ndreut në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm.

Edhe më herët Voltana Ademi e ka kundërshtuar këtë vendim, duke deklaruar se votimi është bërë nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe jo nga anëtarë të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ademi, në emër të Shoqatës së Bashkive u është drejtuar me një letër ambasadorëve dhe Misioneve të Huaja në vendin tonë, ku denoncon kapjen e shoqatës nga individë të PS. Kryebashkiakja e Shkodrës është shprehur se ata nuk kanë të drejtë të ndërmarrin një veprim të tillë, duke theksuar se kryetarët e rinj të bashkive nuk janë anëtarë të shoqatës.

Në datën 8 qershor, Pjerin Ndreu u zgjodh per te drejtuar shoqatën, duke shkarkuar Voltana Ademin.

Ndërkohë në 30 qershor mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për zgjedhjet e 30 qershorit. Me shkarkimin e Ademit shoqata e bashkive do të përfaqësohej me një kryetar të ri socialist, që do të mbante një tjetër qëndrim në Kushtetuese lidhur me çështjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktualisht mban postin e kryetares

Voltana Ademi drejt shkarkimit nga SHBSH