MENU
klinika

Ngjarja u regjistrua nga kamerat e një hoteli përballë banesës

Vrasja e biznesmenit në Ksamil, autorët e pritën përpara shtëpisë!

07.06.2021 - 09:03

Vritet me armë zjarri 40 vjeçari Gramoz Memaj në Ksamil të Sarandës. Ai është qëlluar pranë shtëpisë dhe ka ndërruar jetë rrugës në spital. Dyshohet se kanë qenë 4 persona që kanë qëlluar drejt tij. Mema ishte pronar i një lokali të marrë me qira në Sarandë dhe nuk njihej si problematik në zonë.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur.

“Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thotë policia.

Gramoz Memaj ishte nga Tepelena dhe njihej si biznesmen në zonën e Ksamilit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorëve të cilët deri më tani nuk janë identifikuar.

Gramoz Memaj, me origjinë nga Tepelena, jetonte prej vitesh në Ksamil.

Autorët e kanë pritur viktimën përpara shtëpisë dhe në momentin që 40 vjeçari Gramoz Mema ka parkuar automjetin dhe ka dalë për të hyrë në banesë, një prej autorëve ka dalë nga automjeti me të cilin prisnin dhe ka qëlluar me pistoletë mbi viktimën.

Më pas, autori ka hyrë në automjet dhe janë larguar. Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e autorëve, nëse ata kanë vijuar rrugën për tu larguar me të njëjtin automjet, apo e kanë braktisur atë, e kanë djegur apo nëse e kanë zhytur në liqenin e Butrintit apo në det.

E gjithë ngjarja është fiksua nga kamerat e një hoteli përballë banesës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku të përfshirë në atentat dyshohet se kanë qenë katër persona. Memaj ishte biznesmen në zonë e Ksamilit, ndërsa nuk njihej si person problematik.

Policia po heton në disa pista lidhur me shkakun e vrasjes, duke përfshirë shkaqe personale, larje hesapesh dhe problemet e vjetra që mund të ketë pasur viktima.