MENU
klinika

Tjetër vrasje në Shqipëri

Vritet pas një konflikti banal 45-vjeçari në Peqin

08.06.2021 - 11:32

Nuk ka të ndalur krimi në Shqipëri, një tjetër vrasje trondit vendin mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas asaj të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Librazhd.

Policia njofton se vrasja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit në fshatin Gjocaj, të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet se një 40-vjeçar ka plagosur me armë zjarri një 45-vjeçar në këtë fshat, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Peqinit, si pasojë e plagëve të marra.

Në foto viktima Ylber Xhahysa

Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është Leonard Bashaliu, ndërsa viktima Ylber Xhahysa. Policia ka arrestuar disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, dhe ka sekuestruar armën e krimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shiu “pushton” Shqipërinë

ARRSH informacion mbi gjendjen e rrugëve

Ndërtesë gjigante pa leje në zonën e Llixhave

Kush është ish-kryeinspektori i IMT që ra në prangat e policisë

Informacionet paraprake të Policisë

Digjet një makinë e parkuar në Elbasan

Lejoi ndërtimin pa leje në Llixha

Elbasan/ Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT

Dy persona të lënduar rëndë

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji

Dyshime për disa transferta të bëra nga bashkëjetuesi

KPK rinis hetimet për gjyqtaren e videove në ‘Tik Tok’