MENU
klinika

Vështirësitë në kohë pandemie

Vuani nga sëmundjet kronike? Ja si të përballoni emergjencat

12.06.2021 - 14:23

Përballimi i emergjencave është sfidues në situatat më të mira. Gjatë pandemisë së koronavirusit, shumë prej nesh thjesht po përpiqen të kalojnë çdo ditë. Për njerëzit me gjendje shëndetësore kronike (afatgjate) – si diabeti dhe sëmundje kronike të veshkave – sfidat mund të jenë edhe më të mëdha. Por me planifikimin, ju mund të përgatisni atë që do t’ju duhet për t’i bërë gjërat më të menaxhueshme.

Fatmirësisht, njerëzit me gjendje mjekësore kronike kanë mjete për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit të tyre, edhe gjatë kohërave të vështira. Menaxhimi i mirë i këtyre kushteve mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për komplikime dhe sëmundje të tjera.

Mbajtja në krye të problemeve shëndetësore mund të marrë përpjekje shtesë gjatë kohërave të pasigurta. Së pari, sigurohuni që të ndiqni udhëzimet më të fundit të shëndetit public. Kjo vetëdije është veçanërisht e rëndësishme në një pandemi. Siç kemi parë me COVID-19, informacioni rreth sëmundjeve të reja mund të ndryshojë shpejt.

Gjithashtu  është e rëndësishme të mbani lidhje me gjatë gjithë kohës me mjekun. Ata mund t’ju ndihmojnë të përshtatni dhe mbani planet tuaja normale të menaxhimit të sëmundjes.

Sigurohuni që të hani mirë dhe të merrni pjesë në mënyrë të sigurt në aktivitetin fizik sa më shumë që të jetë e mundur gjatë këtyre kohërave të vështira. Kjo mund t’ju ndihmojë të parandaloni ose vononi problemet shëndetësore.

Disa njerëz me gjendje kronike duhet të ndjekin një plan të veçantë ushqyes. Për shembull, njerëzit me diabet duhet të ndjekin një plan të shëndetshëm ushqimor të përshkruar për kontrollin e sheqerit në gjak. Flisni me mjekun për aktivitetin tuaj fizik dhe rutinat e ngrënies.

Ushqimi i shëndetshëm dhe qëndrimi aktiv gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e stresit. Përballimi i pasigurisë është stresues për këdo. Njerëzit me gjendje shëndetësore mund të ndiejnë më shumë stres kur prishet rutina e tyre normale dhe kujdesi shëndetësor.

Ka shumë mënyra për të ulur stresin dhe relaksuar. Idetë përfshijnë frymëmarrje të thellë, shëtitje, meditim, dëgjim muzike ose bërjen e një hobi. Bërja e gjumit të mjaftueshëm (shtatë deri në tetë orë çdo natë) mund të ketë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, duke përfshirë ndihmën për të zvogëluar stresin dhe për të kontrolluar peshën.

Mjeku  mund t’ju ndihmojë të gjeni mënyra për të ulur stresin dhe të kontrolloni ankthin dhe depresionin. Depresioni është i zakonshëm tek njerëzit me një sëmundje kronike. Dhe kjo mund të pengojë në menaxhimin e gjendjes.

Kërkoni ndihmë nëse ndiheni keq ose keni nevojë për ndihmë në menaxhimin e stresit. Është  gjithmonë e rëndësishme të mësoni mënyra për të ulur stresin dhe për të përmirësuar shëndetin.

Përgatitja për të papriturat do t’ju ndihmojë të menaxhoni një gjendje shëndetësore kronike gjatë një krize.

Ruajtja e shëndetit tuaj nuk fshin rrezikun për marrjen e sëmundjeve të tjera. Por çdo ditë e shëndetshme është një ditë më afër trajtimeve më të mira për sëmundjet. Cdo ditë e më shumë po bëhen  përpjekje të koordinuara  për të ndihmuar në avancimin e kërkimit mbi parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e COVID-19.

Kontaktoni me mjekun për cdo pyetje ose shqetësim se si të përgatiteni për të papriturat natyrore dhe emergjencat.