MENU
klinika

Vizitë Sofje, takim me Bojko Borisov

Zaev: Nuk do të lejojmë të rritet urrejtja tek të rinjtë

17.06.2021 - 10:30

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë vizitës së tij në Sofje është takuar me kryetarin e partisë GERB, Bojko Borisov.

Zaev pas këtij takimi ka reaguar në një status në rrjetin social “Twitter”, ndërsa tregon se diskutimet u fokusuan në zhvillimin e dialogut mes vendeve.

“Agjendë punë në Sofje. Ditën e nisëm me kreun e GERB-it, mikun tim Bojko Borisov. Diskutuam për çështje të rëndësishme, ndër të cilat ishte edhe krijimi i mundësive për dialog dhe mirëkuptim mes brezave të rinj. Nuk duhet të lejojmë që të rinjtë të urrejnë njëri tjetrin”, është shprehur Zaev.

Zaev më tej është shprehur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të mbështesin njëra-tjetrën për një të ardhme më të mirë të Ballkanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mitsotakis përmend kushtin për në BE

‘Rizgjohet’ interesi grek për Shqipërinë

Nesër nënshkruhet marrëveshja në Novi Sad

‘Shengeni Ballkanik’, kryeministri Rama mbërrin në Serbi