MENU
klinika

I pret shpresat edhe Shqipërisë

Zaev: Nuk pres që të hapen negociatat as në tetor

28.06.2021 - 17:16

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev gjatë Samitit për vendet e Ballkanit Perëndimor tha se zhgënjimet e deritanishme nuk i japin të drejtë të presë një vendim pozitiv para dhjetorit, kur edhe përfundon presidenca sllovene.

“Nuk do të pres tetorin sepse çdo vit në fund të presidencës sillen vendimet. Në qershor nuk kishim, vendimi tjetër është në dhjetor edhe pse në tetor është Samiti për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së. Por nuk pres sepse jemi djegur disa herë unë dhe populli maqedonas” tha Zoran Zaev shkruan Alsat.

Zaev shton se gjatë bisedimeve është vërtetuar se nuk ka pasur negociata për gjuhën dhe identitetin, duke shtuar se dështimi i marrjes së datës për negociata, nuk e motivon për prishjen e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“U vërtetua se nuk bëjmë negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas. U kumtua edhe nga pala bullgare dhe është pjesë e kornizës negociuese. Aty shkruan se përkthimi i legjislacionit të BE-së do të jetë në gjuhën maqedonase dhe pikë. Kjo ishte shumë me rëndësi për ne” theksoi Zoran Zaev.

Pak ditë më parë BE vendosi që të mos hapte negociatat edhe për Shqipërinë për shkak të vetos bullgare për Shkupin. Unioni nuk pranoi që të ndante dy vendet nga vendimi për negociatat duke “djegur” edhe Shqipërinë për konfliktin e Maqedonisë me Bullgarinë.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon