MENU
klinika

Ngërçi me Bullgarinë për integrimin

Zaev rrëzon shpresat: Nuk pres zgjidhje deri më 22 qershor

15.06.2021 - 15:58

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka rrëzuar shpresat për një zgjidhje me Bullgarinë deri më 22 qershor.

Zaev thotë se nuk pret që çështja të zgjidhet deri në ditën ku dhe Këshilli i Ministrave të BE do të marrë një vendim për negociatat e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Këtë deklaratë Zaev e mbështet tek fakti që Bullgaria ka qeveri teknike momentalisht, nuk ka parlament dhe po përgatitet për zgjedhjet e 11 korrikut.

Maqedonia e Veriut rrezikohet që mos i çelen negociatat as këtë verë për shkak të veto-s që ka vendosur qeveria e vjetër e Bullgarisë. Nga ky vendim mund të ndikohet dhe Shqipëria.