MENU
klinika

"Më 22 qershor të na shpërblejë me..."

Zaev: Sa herë dështon Evropa dalin projekte si “Ilirida”

01.06.2021 - 09:55

Kryeministri Zoran Zaev për “Klan Maqedoni” tha se non-paper-at nuk janë paraqitur rastësisht.

Çdoherë kur dështon Evropa, dalin në skenë dokumente të këtilla, duke shtuar se kjo është edhe sinjal edhe për Bullgarinë se duhet të vazhdojë zgjerimi i BE-së.

“Non-paper-i është në kundërshtim me jetën në RMV. Sot jemi të barabartë në një shoqëri për të gjithë. Shtetet fqinje na shohin dhe pyesin se si e kemi arritur këtë. Marrëveshja e Prespës është model për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe të rajonit”, tha Kryeministri Zaev.

Zaev tha se në Maqedoni nuk kalojmë tashmë filozofit e Janko Baçevit dhe Iliridës, duke shtuar se BE-ja duhet të na motivojë dhe më 22 Qershor të na shpërblejë me fillimin e negociatave.