MENU
klinika

Pas u përfshi në një sherr publik

Zayn fotografohet për herë të parë me Gigi Hadid

07.06.2021 - 10:45

Para pak ditësh, Zayn u përfshi në një sherr jashtë një lokali në East Village dhe pamjet e konfliktit të tij u shpërndanë kudo. Mbrëmjen e së enjtes këngëtari u pa duke bërtitur dhe u përplasur me një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende, jashtë një lokali.

Në pamjet e publikuara në media, Zayn shfaqet duke pirë një cigare jashtë klubit në orën 2 të mëngjesit, ndërkohë që një grup burrash i afrohen. Një nga burrat e këtij grupi më pas është përfshirë në sherr me këngëtarin, i cili shihet në foto pa bluzë.

Heated: Zayn (right) was filmed engaging in a very tense stand-off with a reveller (far left in yellow T-shirt) in the street outside a bar in New York on Thursday

Në videon e publikuar Zayn dëgjohet duke i bërtitur burrit në fjalë: “Çfarë dreqin po thua?”. Thuhet se burri misterioz ka akuzuar Zayn si homofob dhe ka shpërthyer në ofendime kundër tij, ndaj kjo ka çuar në përplasjen e fortë mes tyre. Këngëtari duket shumë i nevrikosur në video, ndërkohë që nuk ndalet së bërtituri. Fatmirësisht nuk pati një përplasje fizike mes tyre, sepse persona të tjerë ndërhyn për t’i ndarë.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje, ai është fotografuar së fundmi bashkë me Gigi Hadid duke shëtitur me makinë. Zayn shihet i ulur në vendin e pasagjerit, ndërsa Gigi drejton makinën. Në fotot e publikuara Zayn dukej i qetë, ndërkohë që në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë ai nuk ka reaguar ende.

Cruising around town: Gigi Hadid and Zayn Malik were spotted on a drive in New York City on Friday

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja lista e plotë e fituesve

Përfundon “Bafta TV Awards 2021”