MENU
klinika

Ja arsyeja përse u hakmor pas 5 vitesh

Zbulohet e kaluara e autorit të dyshuar dhe 44-vjeçarit

08.06.2021 - 11:53

Autori i dyshuar i vrasjes në Peqin është 36-vjeçari Leonard Bashaliu, me të cilin viktima kishte njohje.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Zbardhen  të tjera detaje mbi të kaluarën e autorit të dyshuar dhe viktimës.

Mësohet se mes tyre ka një konflikt të hershëm që e ka zanafillën 5 vite më parë, kohë kur autori i dyshuar është konfliktuar me viktimën pasi ky i fundit i kishte gërvishtur automjetin. Po ashtu Leonard Bashaliun e shqetësonte fakti që Ylber Xhahysa hiqej si i “forti” i fshatit.

Dyshohet se Bashaliu ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të Xhahysës, i cili ndonëse u dërgua nga të afërmit në spital, nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Mësohet po ashtu se autori i dyshuar është shfaqur i rënduar psikologjikisht pas krimit.

Ai ka thënë se “u zumë kot pasi para 5 vjetësh me ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit”.

I ndjeri, baba i dy fëmijëve, ishte pronar i një Kabllori për transmetime televizive në zonë.

Njoftimi i Policisë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Pamje të mrekullueshme nga Fushë Struda

FOTO/ Dëbora zbardh edhe zonat malore të Librazhdit

Punonjësi i bashkisë u rrëzua nga vinçi

Shpallet në kërkim përgjegjësi i tij në Elbasan

Dyshohet se abuzuan me të riun me aftësi të kufizuara

Dalin para gjykatës të arrestuarit në Elbasan

Plehrat po kthehen në një minë me sahat

Çfarë po ndodh në Patos? Re të zeza tymi mbulojnë zonën

Apeli i GJKKO-së i jep 16 vjet Euglen Halilit

Burg përjetë “ushtarit” të Nuredin Dumanit!