MENU
klinika

Rokoko

Zbulohet kryevepra 200-vjeçare

28.06.2021 - 13:10

       Prej qindra vjetësh e harruar dhe e mbuluar nga pluhuri. Piktura që i përkiste prej brezash një familjeje franceze, që për ata kishte thjesht vlerë afektive, u zbulua të jetë një nga kryeveprat më të rëndësishme të artit francez.

Vepra u shit ditën e djeshme, për një shifër marramendëse.

Bëhet fjalë për pikturën e quajtur “Filozofi lexues”, nga mjeshtri francez Jean-Honoré Fragonard, realizuar rreth vitit 1768.

Piktura u zbulua rastësisht nga një specialits ankandesh, që duhet të vlerësonte sendet e një apartamenti në qytetin Eparnay dhe familja, as nuk e kishte renditur të sendet me vlerë. Por, dyshimet e profesionistit rezultuan fatlume dhe analiza specifike zyrtarizoi zbulimin e madh.

Fragonard cilësohet si nga mjeshtrit e stilit Rococo dhe veprat e tij më të njohura, të pikturuara si në një ëndërr dhe me tematika erotike, ndodhen në muzetë më të njohur të botës. Vepra e filozofit është nga veprat e fundit të piktorit dhe tregon periudhën më meditative edhe pse “energjia e penelit të tij është njëjta”, sipas kritikëve.

Fillimisht, piktura mendohej të shitej për rreth 1.5 milion euro, por interesi ishte tejet i madh dhe piktura arriti shifrën 7.8 milionë euro.