MENU
klinika

Shekulli II

Zbulohet “Pompei i vogël”

21.06.2021 - 12:20

       Një ndërtesë e lashtë romake, u zbulua gjatë gërmimeve në pranë një ish-kinemaje në qytetin verior të Italisë, Verona. Gjetja është përshkruar si “Pompei në miniaturë”.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në bodrumin e kinemasë “Astra”, që po rinovohet pas një braktisjeje më shumë se 20-vjeçare.

Me muret me afreske, ndërtesa, që daton në shekullin e dytë, “evokon Pompein në miniaturë”, – u shpreh mbikëqyrësi i gërmimeve arkeologjike në Verona.

Ende nuk është e qartë, se çfarë funksioni kishte ndërtesa, por ekspertët shpjeguan se duket t’i ketë shpëtuar ndonjë zjarri, pasi çatia ishte shembur dhe midis gjetjeve, kishte mbetje të mobilieve prej druri, këto të djegura.

Gjetja dhe provat e një zjarri, ngjallën konotacione të Pompeit antik, qyteti misterioz që u shkatërrua nga shpërthimi i Vezuvit, dy mijë vjet më parë. “Një ngjarje katastrofike, në këtë rast një zjarr, papritmas shënoi fundin e kompleksit, duke lënë gjurmë,” –  shtoi raporti.

Zbulimi vjen pak më shumë se një vit, pasi dyshemeja me mozaikun romak, i ruajtur në mënyrë të përsosur, u gjet afër Veronës.

Pllakat shumëngjyrëshe, gjetur nën një vreshtë, kishin qenë pjesë e themeleve të një vile romake, rrënojat e të cilës u zbuluan një shekull më parë, në një zonë kodrinore mbi qytetin Negrar di Valpolicella. Vila besohet, se, daton në shekullin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur i shikon, duket sikur koha s'ka kaluar kurrë...

“E jashtëzakonshme”, zbulohen në Pompei dy trupa të paprekur

Veni. Vidi. Vici

Çezari-Triumfi-Shteti