Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Vltana Ademi është duke shqyrtuar zgjedhjet lokale të 2019-ës.
Ademi ka kërkuar nga Kushtetuesja që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe të kemi ripërsëritje të tyre. Kjo u diskutua ditën e sotme në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji.
Lubonja theksoi, se është pesimist në lidhje me çështjen. Ai parashikoi që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim pro opozitës në këtë rast, e miratuar kjo dhe nga kryeministri Edi Rama, për të lënë të kuptohet, që kemi një drejtësi të pavarur.
Edhe analisti Zheji është i të njëjtit mendim, por tha, se nëse Kushtuesja vendos në favor të mazhorancës, atëherë, mund të ekzistojë mundësia që vendimi të jetë i manipuluar.
Çfarë vendimi priste të merrte Kushtetuesja?
Artur Zheji: Pra, janë disa faktorë që do të fokusohen në një vatër të vetme për të parë nëse do të kemi një Gjykatë Kushtetuese që do të ndryshojë rrjedhën, apo do ecë në një linjë me atë që po ndodh në vend deri më tani. Nëse Gjykata Kushtetuese na vërteton, me një shumicë qoftë dhe relative votash që kemi themele institucionale të konsoliduar, atëherë rrjedhja e ngjarjeve ndryshon, sepse Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë riparimin. Jo të kthejë kohën pas, por janë disa procese që janë të riparueshme. Duhet gjetur një ekuilibër. Pra e thënë në fjalë më të sakta dhe më konkrete, mund të anulojë zgjedhjet e 30 qershorit, kjo sjell fuqizimin e të gjithë kryetarëve të bashkive që prodhuan ato zgjedhje. Si riparim i dëmeve të bëra mund të kërkojë zgjedhje të tjera lokale.
Ju e parashikoni këtë zoti Lubonja?
Fatos Lubonja: Unë e shikoj në dy plane. Është një plan ligjor dhe politik. Në planin ligjor kam parasysh këtë, që a është e ligjshme apo jo, tre çështje të rëndësishme që po gjykon Kushtetuesja. Me gjyqtarë seriozë dhe të paanshëm është e drejtë të anulohen zgjedhjet apo e padrejtë? Kjo është ana ligjore. Sipas asaj që edhe jam konsultuar dhe na thotë ajo nevojë që kemi, unë mendoj që është e drejtë të anulohen zgjedhjet. Tani le të dalim te plani politik. Sa kjo gjykatë është vërtetë e pavarur dhe mund të marrë vendim të tillë përjashtuar politikën. Në këtë kuptim, ka një mëdyshje. Pra, tani duhet të shohim se Kushtetuesja do të vendosë në favor të mazhorancës, apo jo. Ka disa që thonë që Edi Rama do tregohet tolerant sepse i intereson. Do të thotë që nëse Gjykata Kushtetuese vendos disa gjëra kundër tij, nënkupton funksionimin e drejtësisë në vend. Unë jam më shumë në krahun pesimist, nuk ndalohet kollaj, por rezistenca duhet bërë. Ka dhe një rrugë të tretë, mund të dërgohet në Venecia.
Artur Zheji: M’u duk pak e paqartë analiza e Lubonjës. The dy gjëra që janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. The që Rama ka mundësi të tolerojë Gjykatën të marrë vendime që janë kundër tij, që të konfirmohet në njëfarë mënyre paanshmëria e saj. Më pas the që jam pesimist, për faktin që Rama mund të ushtrojë presion te Gjykata. Unë s’jam dakord. Unë mendoj që Gjykata Kushtetuese është në një udhëkryq historik.
Ose do të marrin disa lekë të trasha anëtarët e gjykatës për të deformuar rezultatin, e kjo s’do të merret vesh asnjëherë. Nëse vendimi do të merret në favor të mazhorancës, do të ketë një paragjykim të madh. Ne kemi situatë politike radikale. Kemi nevojë absolute për drejtësi dhe arbitrazh. Në momente të caktuara, Ramaa nuk e ka shumicën nismëtare të Gjykatës Kushtetuese. Nëse produkti i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese do të shkoj në favor të mazhorancës dhe në disfavor të opozitës në mes ka një zarf të madh. Thënë kjo, mendoj dhe kam shumë shpresë që Gjykata Kushtetuese ka integritet dhe do të ketë në maksimumin e saj, sepse janë personalitete që kanë shumë problem të paragjykohen në vendimet e tyre. Prandaj them se shoh shumë të lakuriqtë situatës, ndoshta do të kemi fatin që Gjykata Kushtetuese do të ketë busull Kushtetutën dhe jo interesat.