MENU
klinika

Marrin pjesë Zaev, Rama dhe Varhelyi

Zhvillohet Forumi i parë Ekonomik në Shkup

23.06.2021 - 10:12

Këtë të mërkurë në Shkup do të zhvillohet Forumi i Parë Ekonomik. Pjesë e këtij forumi do të jetë kryeministri Edi Rama, eurokomisioneri, Oliver Varhelyi dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoan Zaev.

Varhelyi do të jetë pjesë e takimit përmes një videomesazhi ku gjithashtu pjesë e diskutimit do të jenë edhe zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ministri i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Gjithashtu do të marrin pjesë ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, guvernatorja Anita Angellovska Bezhovska, ministrja e Financave të Shqipërisë, Anila Denaj, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Greqisë dhe Polonisë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqës të institucioneve të tjera financiare si brenda dhe jashtë vendit.

Nga qeveria e RMV-së thonë se qëllimi i Forumit Ekonomik në Shkup është të rritet në një takim të nivelit të lartë të liderëve më të fuqishëm politik lokal dhe ndërkombëtarë dhe afaristë në prag të sfidave të vazhdueshme me të cilat përballet Maqedonia e Veriut, por edhe rajoni më i gjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë zbuloi Banka Botërore?

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare

Qytetet me numrin më të madh të denoncimeve

Për çfarë ankohen më tepër punjonjësit shqiptarë?

Taksa ndaj agjentëve imobiliarë rriti artificialisht çmimet

Çfarë po ndodh me sektorin e ndërtimit?