MENU
klinika

"Nuk është dënuar për trafik droge, por…"

Erjon Braçe i del në mbrojtje kryebashkiakut socialist

17.06.2021 - 10:58

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka dalë në mbrojte, kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili sipas hetimeve të Prokurorisë ka qenë i dënuar në Greqi.

Me anë të një postimi në Facebook, Braçe ka thënë se kryebashkiaku socialist është dënuar në Greqi pasi ka kërkuar rrogën e tij tek pronari grek.

Numri dy i qeverisë shkruan se Ismailaj është dënuar pa qenë në dijeni, ndërsa shton se ai ka qenë punëtor krahu në Greqi dhe vetëm ka kërkuar rrogën me forcë.

“Tani vëreni veten në lëkuren e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshtë, ne ishuj!”, shkruan ndër të tjera Braçe.

Ndërsa për opozitën, Braçe kishte këtë përgjigje: “E kuptoni çfarë idiotesh ka në opozite ky vend? E dini që kanë mes tyre një hajdut makinash, pra një hajdut të dënuar me vendim gjykate te formës se prere dhe bene si qentë ne KQZ e nuk e shkarkuan sepse ai kishte thënë ne formular se “jam dënuar për vjedhje si hajdut”!

Postimi i Erjon Braçes

Pra; kryetari i bashkise Mallakaster nuk eshte denuar per: trafik droge; trafik qeniesh njerezore; trafik armesh; trafik pas vjedhjeve te makinave; kontrabande nafte; nuk eshte denuar as per krijimin e ndonje organizate kriminale e as per perfshirje ne nje te tille; nuk eshte denuar per pastrim parash!

Por është dënuar NE MUNGESE E PA DIJENINE E TIJ, sepse ka kerkuar rrogen tek nje punedhenes ne Greqi! E ka shkelur sepse e ka kerkuar edhe me force si punetor krahu qe ishte;

Por mendojeni, ne Greqi shqiptaret kane punuar e punojne prej vitesh ne pune pa sigurime, kane ndertuar ne Greqi, ishuj pafund, por nuk mbrohen nga asnje sindikate!

Tani vereni veten ne lekuren e nje punetori ne ndertim ne Greqi qe rropatet dhe i mohojne rrogen, merrni fryme dy here e kujtoni edhe familjare tuaj qe e kane bere e vuajtur kete hall atje poshte, ne ishuj! E kuptoni cfare turpi eshte?!

E kuptoni cfare idiotesh ka ne opozite ky vend? E dini qe;

Kane mes tyre nje hajdut makinash, pra nje hajdut te denuar me vendim gjykate te formes se prere dhe bene si qente ne kqz e nuk e shkarkuan sepse ai kishte thene ne formular se “jam denuar per vjedhje si hajdut”!

Madje madje e kishin thelbin e skemes se blerjes se votes masivisht ne keto zgjedhje! Pra kjo fare partie qe humb e humb, sulmon, shan, fyen e shpif nje punetor shqiptar ndertimi qe kerkon rrogen e mohuar dhe, mbron, shpeton, kandidon e rikandidon nje hajdut te denuar per vjedhje! Kaq e thjeshte eshte”

HETIMET E PROKURORISË

Kryetari i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi, për dy vepra penale.

Pas hetimeve të kryera nga prokuroria, kryebashkiaku i denoncuar nga Partia Demokratike, rezulton me probleme me ligjin e Dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë shqiptare, ai është dënuar në vitin 2000 me vendim të formës së prerë nga një gjykatë greke, për dy vepra penale. Por ky dënim, në Shqipëri korespondon me një dënim vetëm me gjobë, për një vepër penale.