MENU
klinika

Pritet rinovimi i Messit

Zyrtare, Barcelona vendos për trajnerin e ri

03.06.2021 - 19:50

Pas shumë thashethemeve, Barcelona merr vendimin për trajnerin e ri. Tashmë është zyrtare, Ronald Koeman do të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin tjetër.

Holandezi zhvilloi një sezon të mirë me katalanasit duke luftuar për titullin kampion deri në javën e parafundit, por nuk mundi të mposhte dot konkurrencën e Real dhe Atletico, duke u renditur vetëm në vendin e 3-të.

Gjithsesi blaugranasit nuk dolën pa trofe këtë sezon, pasi fituan Kupën e Mbretit, ku në finale mposhtën 4-0 Atletico Bilbao. Me afrimin e Agueros dhe rinovimin në pritje të Messit, Koeman do të nisë një sezon me objektiva madhor ku nuk do të mungojnë pretendimet.