MENU
klinika

Legjenda e portës italiane

Zyrtare, Buffon prezantohet te skuadra e re

17.06.2021 - 13:23

Pas shumë ofertash, Gianluigi Buffon ka zgjedhur për të ardhmen, ai është lojtari më i ri i Parmës. Ishte vetë klubi që lajmëroi afrimin e portierit italian, duke i bërë edhe një shkrim interesant ku thuhet: “Supermeni është rikthyer”.

Bufon nuk ka ndërmend të mbyllë me futbollin e luajtur, ndonëse është 43 vjeç. Pasi njoftoi largimin nga Juventusi në përfundim të sezonit, portieri tashmë përgatitet për një aventurë të re.

Thuhet se portieri ka refuzuar 5 oferta nga skuadra të tjera, pasi dëshira e tij ishte të luajë për fanellën e Parmës. Ky është një rikthim për Bufonin te Parma, klub në të cilin u promovua dhe në 2001 u largua për ta kaluar te Juventusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN