MENU
klinika

Grekët shtojnë sizmiografët

100 tërmete brenda ditës në Greqi!

12.07.2021 - 12:41

Më shumë se 100 dridhje toke janë shënuar që prej ditës së djeshme në Thiva të Greqisë pas goditjes me forcë 4.3 të shkallës Rihter. 

Mediat bëjnë me dije se Instituti i Sizmiologjisë ka shtuar numrin e sizmiografëve në zonë pasi epiqendra e tërmeteve duket të jetë vetë qyteti i Thivas, gjë që ka alarmuar autoritet si edhe banorët.

Tërmetet në fjalë, edhe pse në dukje të vegjël, janë problematikë pasi thyerja ndodh në një thellësi tepër të vogël prej 3 deri në 6 kilometrash duke bërë që lëkundja të ndjehet e fortë në sipërfaqe.

Fillimisht ndjehet një zhurmë nën tokë dhe më pas lëkundet gjithçka”, shprehen banorët, ndërsa autoritetet i tremben një goditjeje më të fortë, nisur edhe nga shtimi i beftë i tërmeteve në këtë zonë gjatë muajve të fundit.

Sizmiologët i tremben një goditjeje me forcë 6 të shkallës Rihter, e cila ka ndodhur edhe më parë në këtë zonë. 

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi