MENU
klinika

Arrestohet bashkëshorti. Policia jep detajet

24-vjeçarja hidhet nga ballkoni dhe ndërron jetë

07.07.2021 - 09:09

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës në Durrës. Një vajzë 24-vjeçare ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës ku ajo jetonte.

Policia i ka vënë prangat bashkëshortit të viktimës, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri që çifti kishte nisur ditën e djeshme.

Në njoftimin për mediat, policia nuk specifikon për çfarë dyshohet bashkëshorti i shtetases A. Gj.

Blutë kanë nisur hetimet për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin