MENU
klinika

Disa këshilla

7 mënyra për t’u zgjuar plot energji

21.07.2021 - 19:03

Disa njerëz janë më produktivë në mëngjes. Zakonet tona të mëngjesit përcaktojnë ritmin me të cilin do të lëvizë pjesa tjetër e ditës dhe përcaktojnë disponimin tonë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të keni një rutinë në mëngjes që do t’ju mbushë me energji.

Vendoseni alarmin një orë më parë

Duke u zgjuar 1 orë më herët se zakonisht, do të jeni në gjendje të filloni ditën tuaj me një ritëm më të relaksuar dhe për këtë arsye të organizuar më mirë. Ky ndryshim do të thotë të biesh në gjumë 1 orë më herët.

Ndryshoni tingullin e alarmit

Ju mund të mendoni se zgjedhja e një tingulli të bezdisshëm për alarmin do ta bëjë më të lehtë zgjimin por në të vërtetë, e nisni ditën me nervozizëm. Zgjidhni një tingull me zë të lartë dhe mos harroni ta ndryshoni shpesh në mënyrë që të mos mësoheni me të.

Pini një gotë ujë

Pas 8 orësh gjumë, trupi juaj është i dehidruar. Uji ka aftësinë të largojë mbeturinat nga trupi përmes urinimit. Pra, mos harroni të filloni ditën me një gotë të madhe uji, para se pini një në kafe.

Hapni dritaret

Dielli përveç se është jetëdhënës, është i dobishëm edhe për psikologjinë, pasi rrit sekretimin e endorfinës. Në fakt, rrezet e diellit gjatë ditës e mbajnë në ekuilibër ritmin tonë cirkadian. Kjo përkthehet në më shumë energji në mëngjes dhe cilësi më të mirë të gjumit gjatë natës.

Rregulloni shtratin tuaj

Po, rregullimi i shtratit është një mënyrë e thjeshtë për t’u ndjerë mirë.

Ushtrimi

Ushtrimi në mëngjes nxit sekretimin e endorfinës, hormone që krijojnë një ndjenjë të mirëqenies dhe neutralizojnë nivele të larta të adrenalinës, e cila shkakton nervozizëm dhe stres.

Shijoni një mëngjes të shëndetshëm

Duke anashkaluar mëngjesin, ju e nisni ditën pa “karburant” dhe energjinë e nevojshme. Furnizojeni trupin me lëndët ushqyese që i duhen për ta nisur ditën me energji.