MENU
klinika

“Nuk punoj për lekë”

A i kanë kërkuar Bes Kallakut të rikthehet në “Portokalli”?

02.07.2021 - 10:48

Bes Kallaku është prej kohësh në rolin e moderatorit dhe spektaklin e humorit “Kosherja”. Së fundmi ai ka qenë i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku ka theksuar se nuk punon për para se në të kundërt nuk do kishte qendruar në pauzë për tre vite, por do të kishte pranuar ofertat.

Nëse unë deri më sot kam qenë rritur duke krijuar rrënjët nga ‘Portokallia’, në ‘Koshere’ e ndjeva veten në një stad tjetër, isha rritur, që nga roli i moderatorit dhe deri te editorialet e përjavshme. Unë me Altinin e njohim shumë mirë punë e njëri-tjetrit.  Jam ndjerë i rritur profesionlaisht. Jam ndjerë shumë komod dhe super i realizuar. Plus me aktorët e rinj me të cilët nuk kisha bashkëpunuar asnjëherë.

Ka pas një kimi mes Besit dhe Jonës që në fillim, edhe me aktorët e rinj ka pas një bashkëpunim si për pjesën e shkrimit të teksteve. Ka qenë një frymë që unë nuk e kam nisur për lekë. Unë kurrë nuk e kam parë këtë profesion për lekë, se të ishte për lekë nuk do rrija 3 vjet pushim pa emision”.

Përsa i përket lajmeve që do të rikthehet në “Portokalli”, Besi i ka hedhur poshtë këto zëra.

“Gjithmonë flitet, një herë dy muaj thuhet se Xhensila është shtatzënë. Duan të na shohin prindër për herë të dytë. Edhe lajmi për “Portokallinë” nuk është i vërtetë, janë llafe”, tha aktori i humorit.