MENU
klinika

Pamjet që vijnë nga Tokyo

Aksident i frikshëm në Lojërat Olimpike

30.07.2021 - 11:16

Një aksident i frikshëm u regjistrua së fundmi në Lojërat Olimpike. Panik për çiklistin amerikan Connor Fields, në garën e BMX Racing. Amerikani, medalje ari në Olimpiadën e Rio 2016, është përfshirë në një aksident të keq në xhiron e tretë në fazën gjysmëfinale.

Ai humbi kontrollin e biçikletës së tij, duke u rrëzuar dhe mbi të kaluan disa nga konkurrentët e tjerë, që nuk mundën ta evitonin. Fields u dërgua me urgjencë në spital, nga ku babai i tij Mike dha lajme të mira.

“Është koshient, u përgjigjet pyetjeve dhe i lëviz të gjitha. Është zgjuar dhe po kryejmë analiza të tjera”, – tha Mike Fields, babai i Connor. 28-vjeçari, fillimisht iu dha ndihma mjekësore në pistë dhe më pas u largua me barrelë për në ambulancë dhe në spital.