MENU
klinika

Po kalonte autostradën për të shkuar te toka

Lushnjë/ Furgoni përplas për vdekje fermerin

02.07.2021 - 09:35

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një 77-vjeçar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:00 të mëngjesit në autostradë, teksa i moshuari ishte duke kaluar rrugën për të shkuar te toka.

Gazetari Juljan Kasapi raporton për ‘BalkanWeb’ se Kostandin Verushi ishte duke shkuar në tokat e tij në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, ku është goditur nga një furgon mallrash.

Si pasoje e goditjes 77-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e furgonit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.