Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Kroaci, për të vizituar nga afër personat e lënduar nga aksidenti i kësaj të diele.
Ai është pritur nga homologu i tij kroat Adreja Plenkoviç dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë atje. Kurti ka mbërritur me helikopter në Slavonski Brod rreth orës 19:45, ndërsa shihet i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit qeverisës.
Ai pritet të mbajë dhe një konferencë për media rreth orës 20:30, ku pas tij do të flasë edhe kryeministri i Kroacisë, shkruajnë mediat.
Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij për autoritetet kroate, rezulton se në momentin tragjik e kishte zënë gjumi.
Ky dyshohet dhe si shkaku i plotë i ngjarjes së rëndë, megjithatë hetimet janë ende duke vijuar.