MENU
klinika

Art Pa Kohë

Aktori 82-vjeçar i rikthehet Hamletit: Roli do përsosur!

23.07.2021 - 17:04

       Ndoshta, shumë prej artistëve të mëdhenj, do të dëshironin ta riinterpretonin një rol të hapave të para të karrierës. Mundet edhe atë me të cilin, u bënë të famshëm.

Një prej tyre është Ian McKellen. Ai e ka interpretuar princin tragjik shekspirian, në vitin 1971. Por, tanimë pas gjysmë shekulli, iu rikthye rolit të Hamletit, me trupën e Teatrit Mbretëror të Windsorit.

Fotografitë e përzgjedhura nga “The Guardian”, sjellin çastet nga shfaqje e dikurshme dhe kjo e tashmja.

Në moshën 82-vjeçare, Ian McKellen, si Hamleti (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Kanë kaluar 50 vjet, nga kur luajti Hamletin, me regji nga Robert Chetwynit (fotografia: Trinity Mirror/Mirrorpix/Alamy Stock Photo)

Më 1971, Susan Fleetwood e luajti Ofelinë përkrah McKellenit (foto: Donald Cooper/Alamy)

“Nuk besoj, se isha i mirë”, – ka thënë ai, për Hamletin e vitit 1971 (fotografia: Donald Cooper/Alamy)

Në tragjedinë e Shekspirit, Hamleti është më së shumti, 30 vjet i madh (fotografia: George Wilkie/The Observer)

“Shfaqja e re është një mënyrë për të kuptuar sesa kemi nevojë për të parë atë që dëgjojmë”, – ka thënë aktori veteran (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Regjia e shfaqjes së re është bërë nga Sean Mathias me trupën e aktorëve që luajtën te Kopshti i qershive të Anton Chekhovit (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Ben Allen (majtas) si Horaci (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Alis Wyn Davies (majtas) në rolin e Ofelisë (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Jonathan Hyde e luan Klaudin dhe Jenny Seagrove është Gertruda (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Lee Newby është skenograf ndërsa Loren Elstein është kostumografe (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

Ashley D Gayle (majtas) dhe Alison Halstead (djathtas) e luajnë lojën brenda lojës (fotografia: Mark Brenner)

Një aktore, Frances Barber, e luan Pollonin (foto: Tristram Kenton/The Guardian)

“Është emocionuese, të bësh regjinë e shfaqjes që shtron më shumë pyetje sesa që jep përgjigje” – thotë Mathias (fotografia: Tristram Kenton/The Guardian)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Thënie nga Khalil Gibran që s’duhet t’i harroni kurrë!

“Si të jetosh në zemër të botës…”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit