MENU
klinika

Prezantimi

Alaba flet si madrilen: Jam te klubi më i madh në botë

21.07.2021 - 20:26

David Alaba është lojtari i ri i Real Madrid. I shoqëruar nga familja e tij (prindërit, gruaja dhe djali), ai ishte i ngazëllyer për aventurën e re me fanellën e bardhë. Shumë i lumtur në prezantimin te “Los Blancos”, pas fjalëve mikpritëse të Florentino Pérez.

Numri 4 – “Fola me klubin për këtë, drejtuesit ma ofruan këtë numër. Mendoj se nuk kishte ndonjë numër tjetër të disponueshëm. Sidoqoftë, e di se çfarë do të thotë ky numër për klubin. Është një nder për ta veshur këtë fanellë, më motivon më shumë. Është një numër që përfaqëson forcën dhe lidershipin”.

Synimet – “Unë nuk kam ardhur në Madrid për ta krahasuar veten me të tjerët, dua të jem Alaba dhe të vazhdoj të jem i tillë. Do të kontribuoj me aftësitë dhe pikat e mia të forta, por duke mbetur vetvetja”.

Madridi – “Kjo është një ëndërr, që bëhet realitet. Është klubi më i madh në botë dhe kjo më bën krenar që jam këtu”.

Mbappé – “Ai është një lojtar i klasit botëror, diçka e padiskutueshme. Ka cilësi të jashtëzakonshme, por kjo nuk ndikon tek unë. Kjo pyetje duhet t’u drejtohet njerëzve të tjerë”.

Pozicioni – “Unë jam shumë fleksibël, mund të luaj në pozicione të ndryshme, vendimi i takon trajnerit. Është një pyetje për trajnerin, varet nga sistemi që do të përdorim. Unë mund të luaj në pozicione të ndryshme dhe kjo varet nga trajneri”.

Zidane – “Isha i pikëlluar që Zidane u largua nga klubi, por mbeta i kënaqur që e pasoi Ancelotti. Kam pasur një marrëdhënie të mirë te Bayern, është kënaqësi e madhe të punoj përsëri me të”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN