MENU
klinika

Shtohen dyshimet për një romancë

Angelina Jolie kapet sërish mat me këngëtarin e njohur

13.07.2021 - 10:10

Angelina Jolie dhe The Weeknd janë kapur sërish mat në një koncert privat në Los Angeles gjatë fundjavës. Aktorja dhe këngëtari kanadez po përfliten kohët e fundit se kanë nisur një romancë pasi u panë në një restorant në Santa Monica.

Fotot e publikuara nga mediat e huaja tregojnë 31 vjeçarin që ndodhej pranë një turme ndërsa Jolie shihej krah dy fëmijëve të saj. Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende në lidhje me raportin e tyre, ekziston një mundësi që të dy të takohen për biznes.

Image

Kujtojmë që Jolie është komentuar kohët e fundit gjithashtu dhe për takimet që ka zhvilluar me ish bashkëshortin, Jonny Lee Miller.

Aktorja hollivudiane u pikas në apartamentin e tij në New York ndërkohë që së fundmi është parë sërish por kësaj here nën shoqërinë e djalit, Pax.

Image