MENU
klinika

Pak muaj më parë u bë nënë

Arbana shijon pushimet në Greqi, surprizon me linjat trupore

04.07.2021 - 11:34

Arbana Osmani është padyshim një ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare, e cila merr gjithmonë vëmendjen me çdo paraqitje të saj.

Arbana ka udhëtuar prej disa ditësh në Greqi, ku po shijon pushimet me Eduartin dhe dy djemtë e saj.

Gjatë këtyre ditëve, Arbana ka qenë mjaft aktive teksa ka ndarë momente të ndryshme nga këto ditë të këndshme që po shijon. Së fundmi, moderatorja ka publikuar një imazh nga plazhi, ku ajo që bie në sy janë linjat e saj trupore.

Ajo ka surprizuar ndjekësit me fizikun e saj pasi pak muaj më parë u bë nënë e një djali që e pagëzoi me emrin Diell.