MENU
klinika

Pas kritikave të Ramës për policinë

Ardi Veliu shkarkon shefin e Komisariatit të Sarandës

09.07.2021 - 11:23

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu këtë të premte ka shkarkuar nga detyra shefin e Komisariatit të Sarandës, Syrja Bello dhe në vend të tij ka vendosur Klodian Kondin.

Shkarkimi i tij, erdhi menjëherë pas kritikave të kryeministrit Rama për Policinë e Shtetit.

Në mbledhjen që zhvilloi pak ditë më parë me përfaqësuesit e Policisë, Rama risolli në vëmendje atentatin e ndodhur në Sarandë, ku gjatë një sulmi me armë mbeti i plagosur biznesmeni Spiro Iljadhi.

Kryeministri e cilësoi si një rast alarmant dhe që duhet të çonte në ndëshkim penal të gjithë zinxhirin e komandës në Sarandë.

Kryeministri shtoi më tej në fjalën e tij, se pronarët e këtyre lokaleve që sfidojnë ligjin dhe shtetin i kanë kthyer shefat e komisariateve në tutorë të veprimtarisë së tyre dhe i tërheqin për hunde.

Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pasi Rama iu vendosi 100 ditë afat

Ardi Veliu thërret në mbledhje zv.drejtorët e policisë


"E kishte grua të dytë, më shumë më dhimbset ajo!"

Flasin familjarët e çiftit Rrasa nga Divjaka

Operacioni “Bregdeti Ynë"

IKMT shemb objektin pa leje në Orikum

“Shqipëria bëhet me tri hekurudha”

Balluku: Porti i Vlorës do të kthehet në port jahtesh

"Brenda 5 viteve do kemi autostradën Muriqan-Fier"

Rama: Do të ndërtojmë 4 porte turistike

Arrestohen 4 persona, mes tyre ‘koka’ e grupit

Goditet baza e prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Sarandë