MENU
klinika

Aksidenti tragjik i autobusit kosovar

Arrestohet shoferi, mediat kroate zbulojnë dëshminë: Më zuri gjumi për një moment

25.07.2021 - 14:49

Mediat kroate bëjnë me dije se shoferi i autobusit i cili u aksidentuar mëngjesin e sotëm në Kroaci dhe humbën jetën 10 persona është arrestuar.

Prokurori Slavko Pranjić tregoi se gjatë dëshmisë së tij shoferi tha se për një moment e zuri gjumi teksa po drejtonte automjetin.

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta hetojmë atë më vonë,” shtoi Pranjiç.