MENU
klinika

Eliminimi i Shkëndijës

Asnjë gol në 4 ndeshje evropiane, shkarkohet Gjoka

30.07.2021 - 14:47

Shkëndija e Tetovës u shpall kampione e Maqedonisë së Veriut dhe para dy muajsh trajneri Ernest Gjoka ishte hero, ndërsa shkarkohet nga detyra. Ky është fati i trajnerit kur punët nuk ecin mirë.

Fatale për teknikun kryeqytetas ishte eliminimi i djeshëm nga turi i dytë i Conference nga skuadra letoneze e Rigës. Shkëndija nuk arriti të marrë asnjë fitore, si në Champions, ashtu edhe në Conference League.

Madje Shkëndija në 4 ndeshje nuk arriti të shënojë, duke pësuar në total 9 gola. Tetovarët më herët kanë shkuar dy herë në play-off të Europa League, ndaj ecuria e këtij viti e penalizoi shumë trajnerin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN