MENU
klinika

Vendimi për vaksinimin e detyrueshëm

Athina ‘shpërthen’ në protesta për të dytën herë brenda javës

22.07.2021 - 10:10

Policia hapi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmat që protestuan kundër vaksinimeve të koronavirusit në Athinë të Mërkurën. Sipas mediave vendase, rreth 1,500 persona morën pjesë në një protestë jashtë parlamentit, e dyta e organizuar brenda javës në kryeqytetin grek kundër vaksinimit ndaj Covid-19.

Protestat u nxitën nga një vendim i mëparshëm i qeverisë që urdhëronte vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të të moshuarve.

Qeveria ka sugjeruar që grupe të tjera, të tilla si mësuesit, mund të kenë nevojë të vaksinohen në vjeshtë.

Numri i të infektuarve në Greqi është rritur javët e fundit dhe autoritetet raportuan pothuajse 3,000 raste të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar gjithsej në 463,473 njerëz të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se 12,800 kanë vdekur.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi