MENU
klinika

Thuhej se ishte drejtoreshë në Ministrinë e Mbrojtjes

Aurela Gaçe reagon e revoltuar pas akuzave për Eli Farën

25.07.2021 - 11:03

Eli Fara përmes një reagimi të gjatë në rrjete sociale hodhi poshtë të gjitha aludimet, sipas së cilave këngëtarja është paguar nga shteti si e “punësuar” në Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri për pozicionin e drejtoreshës, ndonëse nuk ka ekzistuar asnjëherë ky pozicion.

Pas lajmeve që bënë xhiron e rrjetit, këngëtarja Eli Fara regoi me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram duke mohuar të gjitha pretendimet.

“Nuk kam firmosur kurre ne asnje bordero si drejtoreshe!!!Nuk di te kem marre ndonjehere rroge si drejtoreshe!!!! Nuk di te kem udhetuar ndonjehere si drejtoreshe!!! Kam udhetuar vetem per koncerte dhe nuk kam pasur nevoje per shoqerues! Kjo eshte e verteta!

Thone qe ne ditet me te veshtira njeh ata qe te duan por edhe ata qe mezi presin te marrin gurin e pare e te te godasin. Per keta te fundit nuk dua te flas me shume, disa prej tyre do te kene perballje ligjore. Ndersa per ata qe u shqetesuan njesoj si une dhe besojne te e verteta ime, dua ti Falenderoj pa fund!”- shkroi ajo në reagimin e saj ndër të tjera.

Ndërkohë menjëherë pas këtij reagimi, Fara ka marrë mbështetje nga shumë miq të saj, mes tyre dhe nga Aurela Gaçe. Kjo e fundit po ashtu ka reaguar e revoltuar ndaj akuzave ta pavërteta për mikeshën e saj, duke u shprehur se shkrimet e fundit të shpërndara në media kaluan çdo cak njerëzor.

“@elifaramari e kam thene shpesh edhe hapur qe kush te njeh ty eshte me fat. Une jam nje nga ata njerez qe kam marre nga miresia jote, nga njerzilleku ,nga fisnikeria, nga besnikeria jote. Ke duruar shume,shume here,ne shume raste, ke heshtur perballe shkrimeve, sulmeve. Kete here, ishte mbi cdo cak njerezor. Duhet te dish se ata qe te duan,te duan edhe kete se ndryshon asnje shpifje.

Mua nuk me habisin më barërat e këqija, sepse në kohën kur njeriu eshte i afte te vrase e te dhunoje nje tjeter njeri,që ketu kupton se ndjesitë kanë mbaruar. Por më cudit fakti që gazetaria thjeshte ben copy paste nje lajm. As ketkojne fakte,as pyesin,thjeshte shperndajne helmin. Pa menduar dëmin psikologjik e shpirteror qe mund ti shkaktojne dikujt”, shkruan Aurela Gaçe.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?