MENU
klinika

Flet polici kroat

“Autobusi kosovar kishte rreth 60 pasagjerë, 30 janë në spital”

25.07.2021 - 10:41

Aksidenti tragjik i autobusit të Kosovë ku raportohet për 10 viktima, ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 6:20 afër Slavonski Brod në Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Të paktën dhjetë pasagjerë kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën gjatë rrëzimit. Shifrat e para flisnin për tre të vdekur, pastaj tetë, dhe më pas policia raportoi se dhjetë njerëz ishin vrarë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas SB Online, një polic kroat në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 vetë. “Ishte plot”, tha ai. Polici zbuloi se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital.

 

Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet teksa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.
“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirët që kam parë”, tha ai.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes.

“Shkaqet e aksidentit mund të merren me mend tani për tani, por asgjë definitive nuk mund të thuhet”, thonë autoritetet kroate.

"Marrëdhëniet me Tiranën janë ftohur për vite me radhë”

Osmani për DW: Nuk i kemi dhënë asnjë arsye Shqipërisë…

Do të njihet në të gjithë botën

Kosova nis punën për çertifikatën e vaksinimit

Lajçak në një vizitë 3 ditore në Kosovë

Osmani pret në takim të dërgaurin e BE-së

"Administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha nga Trump"

Grenell: Ballkani meriton një president amerikan që mendon për të

Flet i afërmi: S’vuante nga ndonjë sëmundje

Kosovë/ 23-vjeçarja ndërroi jetë pasi mori vaksinën