MENU
klinika

Zhvillimet e fundit politike në vend

Bamir Topi: SPAK po ”bën nxehjen”, ja e vërteta e marrëveshjessime me Bashën para 25 prillit

15.07.2021 - 10:48

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi thotë se Shqipëria nuk është gati të integrohet në Bashkimin Europian, dhe se sulmet e kryeministrit Edi Rama drejt BE i sheh si të tepruara.

“Në çdo dalje sulmon BE. Europa ka problemet e veta, por ne kemi më shumë probleme, kjo është alibi që Rama tenton ta përdorë, por e tepron, nuk mund të sulmohet BE në çdo moment, duket sikur kemi dalë te rrugica e lagjes së vjetër.

Nuk është gjuhë politike kjo, nga ana tjetër a jam unë i dyzuar nëse e kemi ne problemin apo ato, sigurisht e kemi të dyja pakët. Ju mendoni se gjërat shkojnë siç duhet në vend.

Të përdorësh alibinë e kundërshtimit në një kohë kur nuk i bën për gjërat që i ndodhin vendin, nuk është gjuhë politike kjo.

Shqipëria nuk është gati, janë shumë gjëra që nuk shkojnë, ka probleme të mëdha me demokracinë, është një njeri që i ka të gjitha pushtetet, ka një marrëdhënie hegjemoniste në politike, tentohet të mbahet një opozitë që nuk është opozitë, por që nuk i krijon asnjë problem kryeministrit, të mos flasim për administratën”, tha Topi për ”Report Tv”.

Për operacionet e fundit të SPAK-ut, Topi thotë se është vetëm fillimi, mirëpo thekson se këtij institucioni po i ushtrohet një presion shumë të madh nga qytetarët, mediat, politika.

”Institucioni duhet të punonte i qetë, por kam parë që ka shumë kohë televizive, dhe gazetat hapen me këto titujt dhe eksperienca është e keqe. Një presion i madh mediatik destabilizon çdo njëri, ato i kanë konturet institucionale.

Nëse hapet një çështje ku të dhënat janë konkrete, në abuzime financiare, patjetër janë ata aty. Institucioni duhet të shoh dominancën e problemit, nëse nuk i merr çështjet e mëdha është një problem i madh, nëse nuk merret me problemet e mëdha, atëherë humb besueshmërinë.

Të merren me tenderat e fuqishëm që e kanë çuar Shqipërinë nga pikëpamja ndërkombëtare drejt e në gropë”, tha ai.

Ai ka folur për herë të parë edhe për atë se çfarë ndodhi në selinë e blu, episodin ku Lulzim Basha u bë bashkëfajtorë me Sali Shehun dhe nënshkruan një marrëveshje fiktive, sikur FRD, partia e themeluar prej tij, pranonte koalicionin me PD-në, për t’u futur bashkë në zgjedhjet e 25 prillit.

Mes vendimeve absurde të Bashës, cilëson edhe largimin e shumë figurave historike nga PD-ja, mes tyre edhe Jozefina Topallin, edhe pse raportet mes tyre nuk kanë qenë asnjëherë të mira.

“Basha ka dalë dhe ka thënë që ka nënshkruar marrëveshjen me Topin, ku ishte firma ime? Të nesërmen kjo gjë është marrë vesh vetëm pas dorëheqjes sime. Basha u bë bashkëfajtor i një akti zyrtar ku unë nuk isha present.

Kur je në opozitë ti duhet të demonstrosh akte të larta të karakterit dhe sinqeritet, por kur del lakuriq në opozitë çfarë pret nga njerëzit.

Berisha ishte lider i ashpër, ka problemet e veta, ka pasur edhe kontribute, ky është lider pa karakter, nuk mund të fshihet asgjë mbi maskën e buzëqeshjes.

Si mund të largosh njerëzit e kontributeve të mëdha. Unë kam pasur probleme me Topallin, por si mund ta largosh Topallin. Di mjaft raste që ka qenë duke lënë kokën për PD-në, mbi ç’bazë e largon ti”, tha Topi.