Barcelona tani nis të mbrohet edhe tek Akademia, pra La Masia, pasi ka nisur blindimin e talenteve dhe sot ka rinovuar me njërin prej tyre. Alejandro Balde do të jetë i Barçës për të paktën edhe tre vite.
Pasi shkëlqeu me moshat e Barcelonës në sezonin e shkuar, Laporta vendosi t’i dhurojë kontratë afatgjatë. 17-vjeçari ka lindur në Spanjë dhe luan si mbrojtës i majtë.
Këtë sezon ai i është bashkuar ekipit të Barcelona B, teksa në fazën përgatitore është pjesë e ekipit të parë dhe ka treguar nivel të lartë. Klauzola e prishjes së kontratës së Balde do jetë plot 500 milionë euro, duke mos lënë asnjë hapësirë për t’u larguar.
🤩 Alejandro Balde 🤩
✍ 2⃣0⃣2⃣4⃣#ForçaBarça 💙❤ pic.twitter.com/WPSy4etVCE
— FC Barcelona B (@FCBarcelonaB) July 22, 2021