I ftuar në emisionin “Java në RTSH”, në një lidhje në skype, ishte analisti Baton Haxhiu i cili foli rreth dilemave të shtatorit dhe për fatin e Partisë Demokratike.
Në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, ai u shpreh se është i sigurtë që nëse Basha do të distancohej nga Berisha për shkak të shpalljes së tij ‘non-grata’, do të hapte rrugën drejt fitores dhe drejt suksesit.
Sipas tij, meqë Berisha pretendon se largimi i tij lidhet Kosovën, atëherë le të kërkojë mbështetjen e shiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe më pas do shohim se sa mbështetje do të ketë.
“Nuk besoj se Lulëzim Basha do të humb militantë më shumë, por do të fitojë të tjerë të cilët janë të gatshëm ta shohin si lider në krye të PD. Nëse Basha tenton të ardhmen e partisë dhe PD në pushtet, jam I sigurtë që betejën e pare që duhet të bëj është një qëndrim që duhet ta largonte Sali Berishën nga Partia Demokratike. Atë duke e lënë në bankën e deputetit por mos ta lejojë të përfaqësojë PD sepse nuk mund ta eliminosh një njëri që ka fituar votat por mund ta largojë nga qëndrimet që mund të thirren në emër të partisë.
Nga ana tjetër, nëse Berisha pretendon se është larguar për shkak të Kosovës, le t’u kërkojë shqiptarëve të Maqedonisë, Malit të Zi, të Kosovës dhe të Shqipërisë që të dalin në një prej kufijve të thonë jemi me Berishën dhe të shohim sa përkrahje do të kemi. Janë plotë mënyra për të treguar fuqinë dhe pafuqinë e Sali Berishës,”- u shpreh Baton Haxhia në emisionin “Java në RTSH”.