MENU
klinika

Zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

Belen Rodriguez bëhet nënë për herë të dytë

12.07.2021 - 10:38

Natën që Italia u shpall fituese e Kampionatit Europian, një lajm i mirë ka ardhur nga Belen Rodriguez, e cila është bërë nënë për herë të dytë. Ylli solli në jetë një vajze të cilën së bashku me partnerin, Antonino Spinalbese e kanë pagëzuar me emrin  Luna Marì.

Ky lajm i ëmbël u bë i ditur nga çifti përmes fotove në Instagram.

 

“Dikush ka lindur tani. Ditë me fat. Argjentina fitoi, Italia fitoi dhe Luna lindi”, shkroi ylli. 

Më herët Belen ka qenë e ftuar në emisionin “Domenica In” ku tregoi për herë të pare me detaje sesi ishte fillimi i jetës së saj në shtetin italian.  Ajo la Argjentinën dhe filloi atje karrierën e saj si modele. Më pas ajo mori pjesë në një reality shoë, ku dhe u bë mjaft e njohur.

Belen nuk mundi që t’i përmbante emocionet teksa fliste për fillimet e saj dhe largimin nga Argjentina.

“Sa herë që vendos të largohesh, pa marrë parasysh sa e vogël je dhe del nga shtëpia me pak para … Më falni për emocionet, jam shtatzënë”, tha Rodriguez para se të shpërthente në lot.

Ajo tregoi se ëndërra e saj ka qenë që të bëhej pjesë e shoëbiz-it dhe duke parë që në vendin e saj nuk mund ta realizonte atë, u nis drejt Italisë, një vendim që e gjithë familja e saj ia mbështeti.