MENU
klinika

"Nëse ka fakte që kam përdorur buxhetin e shtetit..."

Berisha: I gatshëm të marr çdo vendim

30.07.2021 - 21:29

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se është i gatshëm të marrë çdo vendim nëse ka fakte që ai ka përdorur buxhetin e shtetit për të pasuruar familjen.

Përsa i përket vendimit të DASH, për shpalljen “Non-Grata”, Berisha thekson se është një sulm i hapur politik, teksa shton se SHBA është miku më i madh i Shqipërisë.

“Ai është një sulm i hapur politik. SHBA është një mik i madh i Shqipërisë . Unë jam i gatshëm të marr çdo vendim nëse paraqitet një fakt i vetëm që të faktojë se Sali Berisha ka përdorur buxhetin e shtetit për të pasuruar veten, bashkëshorten e tij, apo fëmijët e tij që kanë 8 vite që kontrollohen në mënyrë intensive çdo muaj nga zyrtarë të Edi Ramës. Është një deklaratë e cila nuk ka asnjë fakt që mund të provohet dhe unë për këtë i jam drejtuar Gjykatës së Parisit dhe shpresoj që ajo të japë verdiktin e saj.”