MENU
klinika

“Muzika nuk përhap Covid-19”

Biznesmenët sqarojnë turistët për mbylljen e bareve

19.07.2021 - 11:43

Biznesmenët kanë vënë pankarta në karrige për të sqaruar turistët rreth arsyes së mbylljes së bareve dhe restoranteve përgjatë Lungomares.

“Muzika nuk përhap Covid-19. Baret dhe restorantet në Lungomare do të qëndrojnë të mbyllur për shkak të kufizimeve të orareve dhe jetës. Turizmi ka nevojë për muzikë dhe gjallëri”, kanë shkruajtur ata në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Pronarët e bizneseve kanë vendosur që të mbyllin për 24 orë të gjithë shërbimet duke “i vënë kyçin” Lungomares në një periudhë kur fluksi i punës po rritet për shkak të numrit të shtuar të turistëve. Bizneset po protestojnë për vendimin e orarit të kufizimit të muzikës deri në orën 22:00 dhe lëvizjet deri në orën 00:00.

Në mbrëmje kanë paralajmëruar se do të ndezin qirinj përgjatë lokaleve dhe do të vendosin tabela me shkrime kundër fashës së orarit 22:00. Duke qenë se ka nisur sezoni turistik, ata kërkojnë që të ushtrojnë aktivitetin e biznesit edhe pas mesnatës për të gjithë pushuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bizneset përshkallëzojnë protestën

Mbyllen lokalet në zonën e Lungomares


"Një 41-vjeçar qëlloi në ajër për të kanosur avokatin..."

Të shtënat me armë në Memaliaj, policia sqaron ngjarjen

Ishte në makinë me nipin, kur autori i bëri pritë!

Atentati ndaj avokatit, zbardhen detajet! Si ndodhi ngjarja

U arrestua me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës!