MENU
klinika

Pas trailerit, njerëzit mezi po e presin

Camila Cabello do të jetë ‘Hirushja’ në filmin e ri

01.07.2021 - 11:42

Më 30 qershor, Camila Cabello zbuloi trailerin e filmit ku ajo do të ketë rolin kryesor, “Hirushja” (Cinderella).

Historia tashmë dihet, por megjithatë do të vijë me disa ndryshime. Në këtë përshtatje, Hirushja është një rrobaqepëse. Thënë kjo, ajo nuk mund të shkojë në ballon e princit (Nicholas Galitzine) derisa “zana e saj” (luajtur nga Billy Porter) e lejon të hyjë brenda. Ka muzikë, shkëlqim dhe magji. Ah, dhe shumë humor gjithashtu.

Shihni trailerin e parë të publikuar më poshtë:

“Një nga përvojat më magjike të jetës sime. Mezi pres ta shihni”, shkroi Camila në Twitter.

Në një intervistë për Variety në vitin 2019, ajo u shpreh:

“Ishte një nga ato gjërat që ndjeva sikur e Zoti e solli me dorë tek unë. Thjesht nuk mund të thoja jo. Është një ëndërr për mua.”

Edhe njerëzit duken të entuziasmuar për filmin e ri. Në komentet në YouTube, pjesa më e madhe e tyre thonë se “mezi presin filmin” dhe përgëzojnë Camila-n, vajzën që e nisi gjithçka nga një audicion në X-Factor.

Camila Cabello do të jetë 'Hirushja' në filmin e ri dhe

Filmi “Cinderella” do të shfaqet në Amazon Prime më 3 shtator.