MENU
klinika

Trendi i lidhjeve toksike...

Ç’është ‘bombardimi i dashurisë’?

16.07.2021 - 09:52

Të gjithë mund ta kemi provuar të qenit në një lidhje të re ku që në fillim kemi krijuar një ëndërr për këtë lidhje (për shkak të mungesës së përvojës në marrëdhënie) dhe më vonë jemi zhgënjyer kur kemi mësuar se dashuria e fortë nuk ndërtohet në këtë mënyrë.

Kjo përvojë e zakonshme dhe toksike e lidhjeve quhet “bombardim dashurie” (love bombing). Në thelb, të premton botën dhe më pas, çuditërisht, ndodh shumë ndryshe. Cilat janë shenjat që edhe ju keni përjetuar ose po përjetoni një “love bombing”?

Mund të vijë në shumë mënyra, por shpesh përfshin gjëra të tilla si:

– Ju premton një angazhim të madh që në fillim të lidhjes

– Ju komplimenton ose bën dhurata pa ndërprerje

– Ju mbush me dashuri dhe fjalë dashurie (kur është shumë shpejt)

– Ju jep shumë vëmendje dhe e pret diçka të tillë edhe nga ju (gjithmonë flasim kur është shumë shpejt)

– Nuk i respekton kufijtë tuaj ose përpiqet t’i marrë gjërat personale, duke ju detyruar të bëni kompromise në çështjet tuaja të panegociueshme

‘Bombardimi i dashurisë’, në fund të fundit, është një formë manipulimi, sepse ju bën të ndiheni në një mënyrë të caktuar që i sjell dobi vetëm njërës palë. Me pak fjalë, ajo që mund të duket e ëmbël dhe e lezetshme në fillim, shpejt mund të bëhet e thartë dhe e keqe. Dashuria dhe afeksioni janë gjëra që rriten me kohën, kur ndani më shumë përvoja dhe njiheni me njëri-tjetrin në një nivel më të thellë.

Përshtatur nga Glamour