MENU
klinika

Fiskalizimi/ Shpjegimi i Tatimeve

Çfarë do të ndodhë me dokumentacionin ekzistues?

14.07.2021 - 21:38

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31.08.2021.

Tërheqja e këtij dokumentacioni nga tatimpaguesit, pranë Drejtorive Rajonale, ku ata janë të regjistruar, do të mund të kryhet deri në datën 15.08.2021.

“Inkurajojmë të gjithë tatimpaguesit, që kryejnë transaksione shitjeje pa para në dorë kundrejt tatimpaguesve të tjerë dhe nuk e kanë përshtatur (krijuar) ende infrastrukturën e nevojshme për procesin e Fiskalizimit, të kryejnë menjëherë procedurat e duhura, pasi me hyrjen në fuqi të fazës së dytë të Fiskalizimit, prej datës 1 korrik 2021, kanë detyrimin ligjor për t’i fiskalizuar këto transaksione.

Këta tatimpagues do të do të vijojnë të përdorin dokumentacion tatimor të shpërndarë nga DRT e juridiksionit dhe do të asistohen nga punonjësit e adminstratës tatimore në vendushtrimin e aktivitetit, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikuar nga Akti Normativ Nr.27, datë 01.07.2021 “Për një shtesë në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” informojnë Tatimet.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike të parashikuar nga Udhëzimi Nr. 16, datë 3.4. 2020 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, do të pajisen me dokumentacion tatimor në DRT e juridiksionit.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se, për efekt të njohjes së shpenzimeve faturat tatimore të lëshuara në zbatim të Ligjit Nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, si dhe Ligjit Nr.92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, do të vijojnë të njihen për rastet kur zbatimi i procesit i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavaruara nga tatimpaguesit.

Për çdo paqartësi, pyetje apo informacion të nevojshëm ju mund të kontaktoni Shërbimin për Tatimpaguesit në çdo DRT si dhe mund të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 0002.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fiskalizimi nis zbatimin nga 1 shtatori

Tatimet: Kasat fiskale do të përdoren edhe pas…