MENU
klinika

Champions League

Çfarë sprintesh! Super Uzuni, dy asiste në fitoren e radhës

27.07.2021 - 21:07

Nuk ka shënuar në këtë sfidën e fundit të Ferencvaros, por Myrto Uzuni lë shenjë përsëri me ekipin e tij. Ferencvaros fitoi edhe në kthim 3-1 ndaj Zalgiris, kësaj here në transfertë.

Në të dy golat e parë, Uzuni ishte protagonist, teksa dha dy asistet. Në minutën 77-të zëvendësohet nga trajneri, për ta ruajtur për sfidën e radhës, teksa përballë në turin e tretë të Champions League do të jenë cekët e Slavia Praga, një rival shumë i fortë.

Uzuni është shënuesi më i mirë deri më tani me 4 gola në Champions, që me dy asistet e sotëm rrit akoma më shumë kredencialet e tij. Sulmuesi shqiptar po bëhet gjithnjë e më shumë lider.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Si i ka rreshtuar kuqezinjtë në stërvitjen e të mërkurës

FORMACIONI/ Silvinjo i ka idetë e qarta për Çekinë

Do të mbahet mend për golin në Portugali

Bekim Balaj tërhiqet nga Kombëtarja

“Tifozët janë një shtysë e madhe për ne”

Ramadani: Ja çfarë ndryshojmë kësaj radhe ndaj Çekisë

Mungojnë Hysaj dhe Daku

Si luan Shqipëria kundër Çekisë